Miq, fqinj, kolegë, shokë!
Çdo ditë punojmë deri në palcë. Ne punojmë pa fund, por nuk përfitojmë asgjë prej saj: kur më në fund dalim në pension, gjithçka që na mbetet është vetmia dhe me zor parë për të jetuar.
Punojmë për një copë bukë për kompania ku shefat jetojnë në luks. Gjysma e pagave tona shkon për pronarin, të cilit nuk i intereson fare që banesat tona janë të mbushura me myk. Për ta bërë gjërat edhe më keq, së shpejt mund të na duhet sërish të luftojmë kundër vëllezërve dhe motrave të klasës tonë.
Të gjithë e vërejnë këtë në punë: gjërat duhet të bëhen gjithnjë e më shpejt me më pak njerëz. Edhe nëse japim maksimumin, prapë nuk ka pushim! Paga tona nuk mund të jenë mjaft të ulëta dhe shfrytëzimi ynë nuk mund të jetë mjaftueshëm intensiv. Fitimet e kapitalistëve varen nga kjo – dhe ata mbajnë pushtetin, sepse zotërojnë mjetet e prodhimit.
Mjerimin tonë e shpjegojnë duke i fajësuar migrantët, të cilët gjoja janë fajtorë për gjithçka. Ndarja raciste nxitet qëllimisht nga politikanët dhe mediat, sepse ata e dinë: të bashkuar, jemi më të fortë. Të gjitha arritjet tona – dita tetë-orëshe, e drejta e grevës – janë fituar të përbashkët.
Por ne duam më shumë sesa të kalojmë gjithë jetën duke punuar për përfitimin e kapitalistëve. Ne duam të vendosim vetë se si organizohet puna dhe çfarë prodhohet. Kur fitimi të mos jetë më qëllim i prodhimit, atëherë mund të punojmë pa u lodhur. Atëherë mund ta përfundojmë punën tonë në më pak kohë dhe të shijojmë kohën tonë të lirë pa lodhje. Atëherë mund të prodhojmë gjërat që na duhen me të vërtetë, dhe të gjithë do të marrin atë që u nevojitet. Atëherë mund të mësojmë të planifikojmë vetë punën tonë. Për ta arritur këtë, ne, klasa punëtore, duhet të marrim nën kontroll mjetet e prodhimit. Nuk na duhen shefat që shfrytëzojnë punën tonë.
Na bashkohuni në rrugët e Bergedorf-it më 1 maj. Tregoni lagjes që ka një luftë për t’u bërë!
Blloku Revolucionar në demonstratën e DGB
Ora 10:00, Lohbrügger Marktplatz

